Site icon Telegrafi

James Harden bën “triple double” historik me 53 pikë në fitoren ndaj Knicks (Video)

Një nga pretendentët më serioz për MVP këtë sezon, James Harden, ka shkëlqyer në fitoren e ekipit të tij ndaj New York Knicks.

Houston Rockets mposhti NY Knicks në Toyota Arena me rezultat 129-122 ku James Harden ishte totalisht jashtë çdo normaliteti.

Ai realizoi 53 pikë, 16 kërcime dhe 17 asistime dhe bëhet lojtari i parë që realizon së paku 50 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime, duke tejkaluar secilin limit të mundshëm të një basketbollisti në aspektin ofensiv.

Harden u ndihmua nga Ryan Anderson me 25 pikë dhe Eric Gordon me 15 pikë.

Pas kësaj fitore Houston Rockets okupon me të drejt pozitën e tretë në konferencën perëndimore, teksa James Harden vazhdon të konfirmojë se ëshë një nga pretendentët më serioz për MVP këtë sezon bashkë me Russell Westbrook. /Telegrafi/

 

Exit mobile version