Nga profili zyrtar në Twitter dhe Instagram, klubi i Juventus vjen një befasi të madhe për të gjithë tifozët e Juventusit dhe veçanërisht për Paulo Dybalan.
Kampioni i NBA, James “The Beard” Harden është protagonisti i një videoje në të cilën thotë se është një tifoz i madh i “La Joya” dhe i uron një sezon të shkëlqyeshëm në Juventus.
Sulmuesi argjentinas aktualisht është i lënduar, kështu që fati i mirë do të ishte i mirëpritur dyfish për të.
“Si jeni Dybala? Unë jam “The Beard”, James Harden. Thjesht doja të përshëndesja dhe t’ju them se unë jam një tifoz i juaji . Fat të mirë këtë sezoni “.
🏀 @jharden13 with a special message for @PauDybala_JR 💎 whilst looking fly in our kit 😎 ⚪️⚫️@adidasfootball pic.twitter.com/hotW2cOM59
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) February 12, 2021
La Joya ia ka kthyer falënderimin në profilin e tij zyrtar në Twitter duke shkruar: “Faleminderit për mbështetjen! Sidoqoftë, bluza të rri shumë mirë”. /Telegrafi/
✌@JHarden13 thanks for the support!!
⚪ ⚫ By the way that jersey suits you well! pic.twitter.com/0QFZk7mj5p— Paulo Dybala (@PauDybala_JR) February 12, 2021