Telegrafi

James flet për të ardhmen

Mesfushori ofansiv i Real Madridit, James Rodriguez, ka folur për të ardhmen e tij pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve.

James nuk luajti fare në duelin final, por ai ka thënë se do të qëndrojë.

“Të gjithë kanë pasur performancë të mirë. Ka qenë sezon i çuditshëm. Por, ju mësoni kur ndodhin gjëra të këqija”.

“Ju kurrë nuk e dini se çka ndodh në futboll, por qëllimi im është që të qëndroj te Real Madridi”.

“Unë dua që të qëndroj në këtë klub për shumë vjet. Jam i lumtur te Reali. Ky është klubi ideal për mua dhe dua që të qëndroj”, potencoi James. /Telegrafi/