Chelsea dhe Bournemouth kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.
Chelsea nisi takimin më mirë, duke rrezikuar me Cole Palmer që në minutën e 10-të, por pa sukses.
Por nuk vonoi shumë dhe Palmer hapi ndeshjen pas asistimit të Nicolas Jackson për 1-0.
Fundi i pjesës së parë ishte me shumë raste, por Palmer dhe Jackson nuk arritën të shënonin, ndërsa Justin Kluivert goditi shtyllën.
Me të filluar pjesa e dytë, Bournemouth fitoi penallti. Kluivert ishte i saktë nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 1-1.
Në minutën e 68-të, mysafirët morën epërsinë, kur Antoine Semenyo, shënoi për 2-1.
Reece James në kohën shtesë arriti të shënojë për të barazuar shifrat në 2-2, për ta shpëtuar Chelsean nga humbje.
It ends all square at the Bridge.#CFC | #CHEBOU pic.twitter.com/5hZULVXJtF
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 14, 2025
Chelsea me këtë barazim mbetet në vendin e katërt më 37 pikë, ndërsa Bournemouth është i shtatit me 37 pikë. /Telegrafi/