LeBron James e ka nisur me humbje edicionin e ri me fanellën e Los Angeles Lakers.
Njëri nga basketbollistët më të mirë në histori të NBA nuk ka mundur ta mposhtë Portlandin në debutimin e tij me fanellën e verdhë.
Lakers pësuan humbje në udhëtim tek Portland Trail Blazers me nëntë pikë diferencë 128-119.
Damien Lillard ishte më efikasi tek vendasit me 28 pikë e gjashtë asistime.
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe McCollum e Atauskas që shtuan 21 respektivisht 24 pikë.
LeBron James ishte koshashënuesi më i mirë tek Lakers me 26 pikë por që nuk mjaftuan për ta marrë fitoren e parë në NBA këtë edicion.
Në anën tjetër Philadelphia 76ers ka marrë fitoren e parë këtë edicion duke triumfuar ndaj Chicago Bulls 127:108.
Qendra Joel Embiid ishte më efikasi në këtë takim duke shënuar 30 pikë dhe duke shtuar 12 kërcime nën tabel.
Paraqitje të mirë pati edhe Covington që shtoi 20 pikë, ndërsa Darijo Saric shtoi 13 të tjera.
Ben Simmons e nisi me ‘Triple Double’, ku shënoi 13 pikë, 13 kërcime e 11 asistime.
Zach Lavine ishte më efikasi tek Chicago me 30 pikë të shënuara, por që nuk i mjaftuan për fitore. /Telegrafi/
Rezultatet:
Portland Trail Blazers – Los Angeles Lakers 128 – 119
Philadelphia 76ers – Chicago Bulls 138:108
Miami Heat – Washington Wizards 113:112