Telegrafi

James drejt Ligës Premier?

Sulmuesi i Real Madridit, James Rodriguez duket se në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Bernabeu”.

Sipas mediave britanike, Manchester City është duke menduar për sulmuesin kolumbian.

Trajneri i ardhshëm i “qytetarëve”, Pep Guardiola në listën e vet ka disa emra, por siç shkruajnë mediat në ishull, James është në listën e tekniku spanjoll.

Eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Abalague thotë se 24 vjeçari mund të shitet verën që vjen në mënyrë që të financon tregun e ardhshëm të Real Madridit. /Telegrafi/