Chelsea ka arritur të shënojë fitore ndaj Leicesterit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt të Ligës Premier.
Blutë mbetën me dhjetë veta në fushë në minutën e 28-të në këtë ndeshje, pasi Conor Gallagher u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Rahem Sterling shënoi dy herë në portën e Leicester, ndërsa Harvey Barnes e shënoi golin e vetëm për mysafirët.
A huge win! 😁@WhaleFinApp | #CheLei pic.twitter.com/ObyVlGJ8Pm
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 27, 2022
Recce Jame (8.0) dhe Sterling (7.9) ishin më i miri në fushë te vendasit, ndërsa Youri Tielemans me 8.8 ishte lojtari më i vlerësuar në fushë.
Jamie Vardy me notën 5.6 ishte më i dobëti në fushë pasi humbi shumë raste.
Notat e lojtarëve të Chelsea dhe Leicester
/Telegrafi/