LA Lakers duan ta largojnë Russell Westbrookin për të shtuar një tjetër yll në skuadër dhe LeBron James dhe Anthony Davis, duket se janë dakord.
Sipas Yahoo Sports, ‘Treshja e Madhe’ aktuale e LA Lakers, nuk do të luajë së bashku sezonin e ardhshëm.
Kjo pasi LA Lakers do të ndahen me Westbrook dhe do të përpiqen të marrin Kyrie Irving në vend të tij.
Sipas Los Angeles Times, marrëdhëniet midis Lakers dhe Westbrook kanë qenë të tensionuara në sezonin e fundit.
Gjithmonë sipas mediave edhe LeBron dhe Davis, do të donin ta largonin Westbrookun nga skuadra.
Yjet më të mëdhenj të Lakers kanë bërë presion te klubi që ai të shkëmbehet me yllin e Brooklyn Nets, Kyrie Irving.
Ekziston një optimizëm se mund të arrihet një marrëveshje për Irving. /Telegrafi/