James Cordon po planifikon të shesë shtëpinë e tij prej 9.7 milionë dollarësh apo 9.8 milionë eurosh në Los Angeles, pak pas sjelljes që pati ndaj stafit të një restoranti në New York.
Alicia Drake u pa në rezidencën e komedianit në Brentwood të enjten, së bashku me James Harris – dy ditë pasi pronari Keith McNally e largoi atë nga restoranti.
Drake më vonë konfirmoi për DailyMail.com se prona është me të vërtetë në shitje.
“Nuk do të jetë në listë – është një shitje private”, tha ajo.
Drake është ‘një nga ndërmjetësit e nivelit më të lartë të Westside LA’, sipas biografisë së saj në The Agency, e cila gjithashtu thekson përvojën e saj në shitje.
“Ajo është e përkushtuar për të ofruar nivelin më të lartë të etikës, integritetit, shërbimit personal, përfaqësimit profesional dhe ekspertizës teknike, duke siguruar që çdo klient të jetë i emocionuar me rezultatin dhe i rehatshëm gjatë gjithë procesit”.
Harris, 38 vjeç, nga ana e tij, tha për DailyMail se ishte në shtëpi për një vizitë dhe shpjegoi se gruaja e tij, Valeria, është shoqe e ngushtë me gruan e producentit të Corden, Julia, 46 vjeçare.
Ai gjithashtu tha se nuk ishte aty për të vlerësuar shtëpinë, me një burim të dytë që tha për DailyMail: “Nuk ka asgjë në të vërtetë. Ishte thjesht një vizitë”.
Miqtë e Corden, 44 vjeç, megjithatë, kanë folur më parë për dëshirën e tij për t’u kthyer në vendlindjen e tij në Britani ‘për të qenë më afër familjes’.
Corden ndërkohë do të përfundojë xhirimet e serisë së tij të fundit të “Late Late Show” në pranverë.
I njëjti u largua nga restoranti ditë më pasi, meqë siç u raportua ai kishte probleme me punonjësit disa herë. /Telegrafi/