Telegrafi

James Corden thotë se pandemia coronavirus ka ndikuar negativisht në shëndetin e tij mendor

(Foto nga Ian Gavan/Getty Images/Guliver)

Përpos simptomave, si kollitja, frymëmarrja e vështirësuar apo ethet, pandemia coronavirus (COVID-19) ka filluar të shkaktojë edhe probleme tjera.

Kështu të paktën duket sipas prezantuesit të njohur James Corden, i cili është duke luftuar me shqetësimet e shëndetit mendor për shkak të frikës ndaj këtij virusi, shkruan Mirror.

41-vjeçari reflektoi mbi pandeminë dhe tha se e gjeti atë më të ashpër, pasi që mendonte se gjendja do të vazhdonte në normalitet.

“Ju ndjeheni aq jashtë kontrollit. Ndjehet aq larg nga të kuptuarit tonë, për të gjitha, saqë kam gjetur se kam një lloj të mërzitur me trishtim në të gjitha”, ka thënë moderatori i njohur.

Corden foli para audiencës së tij nga garazhi i shtëpisë, pasi udhëzimet e reja për distancimin shoqëror e detyruan ekipin e tij të pushonte.

 

Shfaqja “The Late Late Show e cila është filmuar normalisht para një publiku të mbushur drejtpërdrejtë, është ndërprerë javët e fundit për shkak të krizës globale, duke u lidhur kështu nga rezidenca e tij.

James gjithashtu pranoi se ka kohë që nuk e ka parë familjen e tij, pasi që për momentin ata janë të izoluar në Angli. Ndërkaq, së bashku me gruan, prezantuesi ishte transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për realizimin e projekteve të tij. /Telegrafi/

James Corden dhe Julia Carey (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)