James Corden duket se është një nga personazhet e fundit të famshme që rezultoi pozitiv me COVID-19.
Prezantuesi 43-vjeçar i “The Late Late Show with James Corden” njoftoi diagnozën në një postim të bërë në rrjete sociale, duke vënë në dukje se ai ishte plotësisht i mbrojtur dhe i vaksinuar.
“Sapo dola pozitiv për COVID 19,” shkroi Corden. “Unë jam plotësisht i vaksinuar dhe për shkak të kësaj, kam fatin të them se ndihem plotësisht mirë”.
Megjithëse ai aktualisht nuk po përjeton asnjë simptomë, Corden konfirmoi se emisioni i tij ‘do të jetë jashtë transmetimit për ditët e ardhshme’.
“Qëndroni të gjithë të sigurt”, përfundoi ai. “Dashuri për të gjithë, James x”.
Testi pozitiv i komedianit vjen mes rasteve në rritje të coronavirusit, kryesisht për shkak të variantit Omicron.
Los Angeles, ku Corden filmon “The Late Late Show”, është goditur veçanërisht rëndë javët e fundit, duke raportuar vetëm 26,754 raste të reja të mërkurën. /Telegrafi/