Telegrafi

James Blunt ua rikthen fansave në kujtesë përmes një videoje se dikur ka qenë ushtar në Luftën e Kosovës

Një nga zërat më njohur të muzikës britanike, James Blunt, po përgatitet për publikimin e dokumentarit të tij të ri “One Brit Wonder”, i cili sjell një perspektivë intime të jetës së tij prapa skenës së muzikës.

Në prag të lansimit të këtij projekti të detajuar, Blunt ka ndarë një pamje të rrallë dhe personale në Twitter, që na kthen pas në kohë, gjatë periudhës kur ai shërbente si ushtar në Luftën e Kosovës (1997-1999).

“A ju kam treguar ndonjëherë se para se të isha një yll i muzikës pop, isha në ushtri”, shkruan ai nn një video që të sjell përballë realitetin e asaj kohe, duke përkujtuar vitet e hershme të karrierës së tij, para se të bëhej një figurë e njohur në botën e muzikës.

Videoja që ai ndau është një kujdes që hedh dritë mbi një kapitull tjetër më pak të njohur të jetës së tij.

Blunt, i cili arriti në famë me këngën e tij hit “You’re Beautiful”, ka një histori prekëse që flet për transformimin e tij nga një oficer i ushtrisë në një yll të muzikës. Ndërsa dokumentari “One Brit Wonder” pritet të zbulohet në ditën e publikimit më 6 dhjetor, fansat e tij kanë mundësinë të marrin një parashikim të rrugëtimit të tij të veçantë.

‘Trailer’-i i publikuar tashmë në YouTube ka marrë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë treguar admirimin dhe surprizën e tyre për sfondin ushtarak të një këngëtari që sot është njohur për ndjeshmërinë e këngëve të tij.

James Blunt jo vetëm që ka arritur të lërë një gjurmë të pashlyeshme në industrinë muzikore, por tani po ndan me botën një pjesë të historisë së tij personale që reflekton guximin, shërbimin dhe sakrificën. /Telegrafi/