Telegrafi

James Blunt me dokumentar për Kosovën (Video)

E gjitha e dokumentuar në video, nga lajmet e medieve botërore kur atëbotë raportonin për gjendjen dhe tmerrin që përjetonin civilët shqiptarë të Kosovës nga dhuna e forcave të ushtrisë, policisë e paramilitarëve serbë, e deri tek video-incizimet që vetë James i kishte bërë në raste të ndryshme gjatë shërbimit të tij në Kosovë.

Dokumentari “James Blunt: Return to Kosovo – From Soldier to Singer” (James Blunt: Kthimi në Kosovë – nga ushtari në këngëtar), shënon gjithashtu kthimin e tij në Kosovë për herë të parë pas vitit 1999, duke kënduar hitin e tij “You’re Beautiful” për ushtarët e KFOR-it të stacionuar në Kosovë. Ai gjithashtu shfaq edhe incizime të rralla nga video-ditari i tij gjatë shërbimit në Kosovë.

Dokumentari “James Blunt: Return to Kosovo” paraqet ish-kapitenin ushtarak të Britanisë, tashmë të shndërruar në këngëtar shumë të famshëm, duke performuar gjatë një koncerti që ai mbajti shtatorin e vitit 2006 për trupat e NATO-s në Kosovë. /Zëri/Telegrafi/

Më poshtë, shihni 3 pjesët e dokumentarit:

Pjesa 1

 

Pjesa 2

 

Pjesa 3

 

Pjesa 4