Site icon Telegrafi

James blen makinën që 40 vite më parë ishte e babait të tij (Video)

Ai nuk e dinte se makina klasike Sabb e vitit 1972, 40 vite më parë, kishte qenë e familjes Edwars, transmeton RTV Dukagjini.

James tregon që kur e kuptuan një gjë të tillë, ishin momente shumë emocionuese.

“Ka dy vite që e kam blerë makinën në ankand dhe babit i përngjante, e dinte që kishte pasur një të tillë, mirëpo forma e brendshme e saj kishte ndryshuar pak. Për shkak të moshës nuk mund ta dinte mirë nëse makina kishte qenë e tij. Mirëpo dosjet dëshmuan të gjitha”, tha James.

Sipas tij makina për shumë vite ishte ne pronësi të atij të cilit i ishte shitur.

Dikur ishte ruajtur në muze si rezultat i ndërtimit të vjetër që ka makina.

Makina në ankand është blerë në një vlerë prej pesë mijë dollarësh nga James .

Edhe pse nuk mund të përdoret së paku më të mund ta kthen historinë e familjes ka thënë James.  

Exit mobile version