Mesfushori i Bayern Munich, James Rodriguez ka insistuar se asnjëherë nuk ka pasur problem me trajnerin francez Zinedine Zidane sa ishte te Real Madridi.
Mungesa e minutave nën drejtimin e Zidanes e detyruan lojtarin të largohej drejt Bayern Munichut.
Në një intervistë të dhënë për revistën Bocas, James flet për karrierën e tij dh tregon disa gjëra interesante.
“Nuk kishte asnjë problem me Zidanen, ai është një djalë i mirë”, ka thënë fillimisht kolumbiani.
Ai zgjedh trajnerët më të rëndësishëm që ka pasur. “Trajnerët më të rëndësishëm për mua ishin Julio Cesar Falconi, Carlo Ancelotti dhe Jose Pekerman”.
“Kur Pekerman erdhi te Kolumbia, nuk kishte mentalitet fitues dhe me të ndryshoi”.
“Ai ndryshoi mentalitetin dhe gjithnjë na duhej të fitonim, kështu që është trashëgimia e tij: ai e ndryshoi plotësisht futbollin tonë”, deklaron James.
Ish- sulmuesi i Portos, gjithashtu u përpoq të fliste për vetën kur e sheh në pasqyrë.
“Unë e konsideroj veten një person të qetë, dikush që gjithmonë dëshiron të jetë rreth popullit të tij dhe ndjej se jam një njeri i mirë”.
Momenti më zbavitës i intervistës erdhi kur u pyet për ekipin që ai zgjedh kur ai luan FIFA në PlayStation.
“Së pari gjithmonë marr Bayernin ose Madridin dhe së dyti, gjithmonë dëshiroj të fus në lojë James Rodriguez . Unë përpiqem të shënoj me atë yll!”, ka thënë ai duke qeshur.
Huazimi i tij te Bayern Munich përfundon kërë sezon dhe në verë do të dihet e ardhmja e tij. /Telegrafi/