Telegrafi

James Arthur rruan komplet flokët dhe dhuron para për punëtorët shëndetësorë

James Arthur (Foto: Rich Polk/Getty Images for BMI/Guliver)

Trendit për t’i rruar flokët komplet i është bashkuar edhe këngëtari James Arthur.

Fituesi i ‘X Factor’, pas veprimit kishte ndarë imazhe me ndjekësit e tij se si dukej duke pranuar se sa i lumtur ishte që janë shpikur kapelat, shkruan The Sun.

Pas këtij gjesti, James ka menduar edhe për mjekët dhe infermierët të cilët janë duke punuar në këtë kohë të pandemisë, për të cilët ka dhuruar 5.000 funte (5.680 euro).

Si pjesa tjetër e popullsisë, krijuesi i hitit “The Say You Won’t Let Go” është aktualisht i mbyllur në shtëpinë e tij.

Ai shkroi pranë fotografisë: “Unë u përpoqa të bëja diçka që kurrë në jetën time nuk kam marrë guximin ta bëj, të rruaj kokën për NHS (punëtorët e shëndetësorë) dhe të dhurojë 5.000 funte për ta”.

Sidoqoftë, ndjekësit e James u përkulën nga bujaria e tij, duke komentuar duartrokitje ndaj mirësisë së tij. Shumë prej 1.5 milion ndjekësve të tij, përfshirë një anëtar të stafit të NHS, u përgjigjën për të thënë faleminderit./Telegrafi/