Telegrafi

Jameela Jamil rrëfen se tërhoqi një muskul në një vend shumë delikat në xhirimet e “She-Hulk: Attorney At Law”

(Foto: Instagram/jameelajamil)

Jameela Jamil e ka tepruar paksa në xhirimet e “She-Hulk: Attorney At Law” duke pranuar se tërhoqi një muskul delikat në një vend të vështirë.

Duke folur për personazhin e saj, Titania – një ndikuese e mediave sociale me forcë mbinjerëzore – ajo pranoi se u angazhua shumë fizikisht për rolin, pasi shumicën e marifeteve i bëri vet.

“Më dhimbte i gjithë trupi, në vende që vërtet nuk e dija se ekzistonin”, ka pohuar aktorja për Entertainment Tonight.

(Foto: Instagram/jameelajamil)

“Me siguri do t’ju duhet ta censuroni këtë për mua, por unë tërhoqa një muskul në rektumin tim. As që e dija se ishte e mundur”, ka treguar tutje 36-vjeçarja.

Lexo po ashtu Jameela Jamil: Aborti ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë në jetë

Për këtë rol, Jamila mësoi jiu-jitsu dhe kung-fu dhe luftime ajrore, duke shtuar se ishte një hap i madh jashtë zonës së saj të rehatisë.

“Unë i bëj të gjitha marifetet e mia (në film). Dhe kjo ishte diçka që nuk e kam bërë kurrë më parë, sepse preferoj të shtrihem përreth”, ka shtuar aktorja. /Telegrafi/