Artistja ukrainase Jamala, fituesja e vitit të kaluar në “Eurovision”, ka performuar sonte (e martë) në gjysmëfinalen e parë të “Eurovision 2017”.
Ajo solli edhe njëherë atmosferën e “Eurovision 2016”, me interpretimin e këngës së saj fituese “1944”.
Jamala është pritur ngrohtë nga publiku i saj në Ukrainë, gjersa është shoqëruar me një performancë interesante në skenë.
Ndërkohë, Shqipëria u prezantua nga këngëtarja kosovare Linda Halimi me këngën “Wolrd”, e cila pret që publiku ta votojë, duke dërguar kodin “04” në numrat përkatës të shteteve në të cilën ndodhen përkrahësit e saj. /Telegrafi/