Telegrafi

Jamal Musiala i dërgon një video-mesazh të përzemërt Bellinghamit pasi fitoi trofeun Kopa

Mesfushori i Bayern Munich, Jamal Musiala, i dërgoi një mesazh emocionues shokut të fëmijërisë Jude Bellingham pasi mesfushori i Real Madrid fitoi trofeun Kopa në ceremoninë e Topit të Artë.

Çmimi i jepet lojtarit më të mirë në botë nën moshën 21 vjeç, me Bellinghamin që e fitoi atë për herë të parë në karrierën e tij.

Reprezentuesi anglez mposhti konkurrencën nga Pedri, Eduardo Camavinga dhe Xavi Simons për të marrë çmimin aty ku i bëri homazhe familjes së tij në fjalimin e tij të pranimit të çmimit.

“Thjesht doja të falënderoja të gjithë ata që më ndihmuan të arrij në këtë pikë, nga Birmingham City, te Borussia Dortmund, te Real Madridi, te kombëtarja e Anglisë”.

“Por më e rëndësishmja, familja ime – mamaja dhe babi im këtu sonte  dhe vëllai im në shtëpi. Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen – do të thotë shumë për mua”, është shprehur Bellingham.

Musiala nuk mund të ishte i pranishëm në Paris për të uruar Bellinghamin me dyshen që luajtën së bashku kur ishin fëmijë, por i dërgoi atij një video-mesazh.

 

“Për shkak të ndeshjes sonë të ardhshme, nuk munda të vija në Paris sonte, por prapë doja t’ju dërgoja urime për arritjet tuaja. E merituar”.

“Ne të dy mund të kujtojmë jo shumë kohë më parë se ishim shokë dhome në Angli. Tani, ju jeni duke luajtur për Real Madridin dhe unë po luaj për Bayernin , është çmenduri kur e mendoni këtë”, përfundoi Musiala./Telegrafi/