Telegrafi

“Jam torturuar edhe vetëm pse kam emrin Enver”- Dugolli thotë se Shqipëria për UDB-ashët ka qenë halë në sy

Ish i burgosuri politik, Enver Dugolli tha se përpos që ishte torturuar për pjesëmarrjen e tij në Demonstratat e vitit 1981, ai nga UDB-ja është torturuar edhe për vet emrin e tij “Enver”.

Dugolli tha se Shqipëria ka qenë halë në sy për UDB-ashët.

“Jo vetëm që e shanin, kanë qenë goja më e flliqt që kam dëgjuar. Kur lodheshin fizikisht, na shanin shumë. Shqipëria ka qenë hale në sy. Jam tortu veç pse e kam emir Enver. Iu pengonte”, deklaroi Dugolli.

Ai shtoi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë marioneta kryesore e UDB-ashve.

E dy arsyejet kryesore se pse anëtarët e UDB-së janë bërë UDB-ashë, Dugolli theksoi se e para “kanë qenë të bindur se po e mbrojnë bashkim-vëllazërimin” dhe së dyti “shumica prej tyre kanë qenë të shantazhuar; për vepra të ndryshme qoftë imoralitet, droga, tentim vrasje e vrasje”.

E krahasimin mes burgut të parë dhe të dytë, Dugolli thotë se ka pasur ndryshime rrënjësisht pasi që shqiptarë kanë qenë të parët ndërsa të dytit nuk kanë pasur “informacione as se si jetojmë as të tjera”.

A shqiptarët, Dugolli u shpreh se “kur u mor në pyetje nga UDB-ja kanë pasur detaje, qoftë edhe nëse ke shikuar tek një person, donin të lidhnin medoemos me të”.

“E kam lakmuar vdekjen në momentin kur dhimbja fizike ishte e padurueshme” vijoi Dugolli teksa shtoi se “ai nuk e kishte privilegj as të i biente të fikët nga torturat çnjerëzore që i bëheshin.

“Njeriu me ndjenja dhe dhuna fizike qet në një situate e lakmon vdekjen por nuk e gjen atë. E kam ‘lakmuar’ vdekjen. Dhimbja fizike është tepër e padurueshme. Dhe thu se dua të të pushojë e mos ti përjetoj këto dhimbje. Nuk e kisha privilegj të më binte të fikët. Me kanë që shkoj krejt, se nuk po durohet”, kujtoi ai në RTVD.