Mediumet sponjolle shkruajnë se ishte versioni më i mirë i Vedat Muriqit që jemi mësuar ta shohim, pasi sulmuesi shënoi gol të bukur me kokë ndaj Real Madridit, gjë që e bën të lumtur.
Një goditje me kokë pas një harkimi të saktë të Dani Rodríguez nga një goditje nga këndi i befasoi Los Blancos në fillimin e pjesës së dytë.
Mallorca ia arriti të shkëpus një barazim me rezultat 1-1 kampionati aktual evropian dhe spanjoll.
Muriqi, i cili u zgjodh MVP i ndeshjes, ndërsa pas ndeshjes ai analizoi me të tjerët atë që ndodhi në fushë për DAZN.
“Unë jam tmerrësisht shumë i lodhur, por ia vlente. Ishte shumë e rëndësishme të filloja të shënoja kundër një ekipi si Madridi, i cili është më i miri në botë…”.
“Duhet të jem i sinqertë, të shënosh kundër Real Madridit është shumë bukur. I kam parë nga televizori kur kam qenë i vogël, tani e ndaj fushën … I thashë Militaos që janë të gjithë të shpejtë, nuk ka lojtarë të ngadalshëm”, deklaroi Muriqi.
‘Pirati’ ka komentuar dhe ka falënderuar tifozët që e përkrahin kanë shumë klubin duke premtuar angazhim dhe suksese më të mëdha. /Telegrafi/