Valeria Guryeva është gruaja e Andrey Guryev Jr, që është djali i një miliarderi 57-vjeçar, që ka po atë emër si i biri.
Valeria ka studiuar më parë në Kolegjin e Modës në Londër. Deklaratat se ajo nuk ka nevojë të punojë, pasi është e bukur, i ka bërë në faqen e saj në Instagram.
I shoqi i saj është shefi ekzekutiv i Phosagro, një prodhues global fertilizuesish. Vjehrra e saj, Evgenia, fiton në një vit më shumë se dhjetë gratë më të pasura të Kremlinit së bashku.
Ajo ka një flotë të tërë me makina luksoze, përfshi dy Rolls Royce që i përkisnin dikur Elton John. Andrey Guryev ka një pasuri prej 2.6 miliardë funte.
Shtëpia e tyre pritet të bëhet më e shtrenjta në Londër, pasi është banesa më e madhe pas Buckingham Palace.