Vlogeri dhe YouTuberi i njohur amerikan Darren Jason Watkins Jr, i njohur si I Show Speed, ka vizituar më në fund Shqipërinë.
YouTuberi ka një dashuri shumë të madhe për shqiptarët, derisa në shumë raste ai e ka quajtur veten shqiptar.
Tani pas shumë kërkesave për të vizituar Shqipërinë, I Show Speed, ka mbërritur sot në Tiranë.
Vizitën e tij në kryeqytetin e Shqipërisë e ka transmetuar drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube.
“Kjo është Shqipëria”, u shpreh i entuziazmuar vlogeri, kur zbriti në Tiranë. I veshur me fanellën e kombëtares së Shqipëri, youtuberi, i përshëndeste aty banorët me shumë dashuri.
Për më tepër, vlogeri u takua me kryeministrin Edi Rama, i cili e priti në zyrën e tij.
“Jam një adhurues i madh. Unë jam shqiptar, ju jeni kryeministri i parë që unë kam takuar”, i tha ai kryeministrit Rama, derisa bëri edhe shqiponjën dy krenare.