Telegrafi

“Jam refuzuar shumë herë”, futbollisti Andre Gray rrëfen përvojën e tij me racizmin

Andre Grey (Foto: Getty Images/Guliver)

Futbollisti Andre Gray, 28-vjeçar, ka folur hapur për përvojën e tij me racizmin në Mbretërinë e Bashkuar dhe pse ai mendon se është ‘injorant’ të supozojë se është vetëm një problem në SH.B.A.

I fejuari i yllit të “Little Mix”, Leigh-Anne Pinnock, ka folur me The Guardian për mënyrën sesi ai është profilizuar racionalisht në shumë raste.

“Ka njerëz injorantë që nuk e kuptojnë se për çfarë po marshojmë dhe protestojmë, nuk ka të bëjë vetëm me George Floyd dhe brutalitetin që po ndodh në Amerikë”, ka thënë ai.

Andre Gray (Foto: Alan Walter)

Futbollisti tha që racizmi ndodh në të gjithë botën ndërsa vazhdoi: “Unë as nuk mund të llogarit sa herë jam refuzuar nga njerëzit, nuk mund të llogarit sa herë kam shkuar në një klub dhe nuk kam hyrë brenda, sa herë një roje sigurie më ka ndjekur nëpër një dyqan”.

“Nuk mund të llogarit sa herë që dikush më ka pyetur nëse jam futbollist sepse kam dalë nga një makinë e bukur. Shikoni, në fund të ditës, unë jam si tre persona në këtë vend. Dhe kjo është ose një futbollist, një reper ose një tregtar droge. Këto janë faktet”, vazhdoi ai.

Ai shpjegoi rëndësinë e protestave dhe marshimeve dhe pse ato janë thelbësore në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm në Amerikë.

Andre Gray dhe Leigh-Anne Pinnock (Foto: Instagram)

Sulmuesi shpjegoi se është racizëm sistematik në të gjithë botën që duhet të kundërshtohet.

Reagimi i Andreit vjen pasi e fejuara e tij, Leigh-Anne ndau një video emocionale rreth racizmit.

Përmes rrjetit social, Instagram, Leigh ka folur zemërthyer për përvojat e veta dhe betejën e ankthit. /Telegrafi/

Leigh-Anne Pinnock (Foto: Instagram)