Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për të shprehur zhgënjimin e tij pasi dështuan të përfundojnë në top katërshe të Ligës Premier këtë sezon.
Fitorja 4-1 e Manchester United ndaj Chelseat konfirmoi kualifikimin e Djajve të Kuq në Ligën e Kampionëve dhe i dha fund shpresave të Liverpoolit.
Ky dështim ka bërë që Salah të postoi në rrjetet sociale dhe të tregoj zhgënjimin e tij.
“Jam plotësisht i shkatërruar. Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë”, ka shkruar fillimisht Salah.
“Ne kishim gjithçka që na nevojitej për të arritur në Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm dhe dështuam”.
“Ne jemi Liverpooli dhe kualifikimi në këtë garë është minimumi. Më vjen keq, por është shumë herët për një postim ngritës apo optimist”.
“Ne ju zhgënjyem juve dhe veten tonë”, përfundoi ylli i Liverpoolit. /Telegrafi/
I’m totally devastated. There’s absolutely no excuse for this. We had everything we needed to make it to next year’s Champions League and we failed. We are Liverpool and qualifying to the competition is the bare minimum. I am sorry but it’s too soon for an uplifting or optimistic… pic.twitter.com/qZmA9WsueM
— Mohamed Salah (@MoSalah) May 25, 2023