Site icon Telegrafi

Jam në përkrahje të të gjithë atyre që vuajnë – Wenger solidarizohet me Mourinhon

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, i ka ofruar një formë të mbështetjes bosit të Manchester United, Jose Mourinho, i cili rregullisht është përplasur me francezin.

Mourinho është përballur me shumë kritika nga analistët për taktikat e zbatuara teksa Djajtë e Kuq u eleminuan nga gara më më e madhe e futbollit evorpian.

Kjo ndjenjë është e njohur për Wengerin, periudha e gjatë e të cilit ka pasur edhe eleminime nga gara të tilla.

“Unë jam mbështetës ndaj të gjithë atyre që vuajinë. Puna e medias është që t’i bëni të gjithë të vuani. Puna jonë është që të bëjmë sa më pak njerëz të vuajnë”.

“Unë dua që futbolli anglez të bëjë mirë. Por, njerëzit në nivelin tonë, gjithmonë janë më kërkuesit prej vetvetes. Dhe vuajtja më e madhe është nga kërkesat e vetvetes. Nga pjesa tjetër marrim dashuri, mund edhe të mos marrim”.

“A e dini çka tha një djalë? Je i dashur kur linesh, je i dashur kur vdes, në mes të kësaj duhet ta menaxhosh vet”.\

“Unë dua të gjithë njerëzit në botë të jenë të lumtur. Nuk dua të flas për situatën e Unitedit sepse puna ime është të kujdesem për Arsenalin”.

“Unë dua që futbolli anglez të bëjë mirë dhe dua që secili menaxher të jetë i lumtur. Kjo nuk është e mundur gjithmonë”, u shpreh Wenger. /Telegrafi/

Exit mobile version