Wendy Williams ka ndarë detaje rreth jetës së saj në një qendër asistence në New York, ku paguan 18 mijë dollar (16,600 euro) në muaj.
Ish-prezantuesja, 60 vjeçe, tha se nuk dëshiron të jetë aty dhe ndihet e izoluar.
“Nuk kam lirinë të bëj asgjë”, tha ajo në një intervistë për NewsNation, shkruan DailyMail.
“Jam në një repart kujtese, mes njerëzve që nuk mbajnë mend asgjë. Pse jam këtu? Nuk e di”.
Williams, e cila është nën kujdestari të detyruar që nga viti 2022, ka kërkuar t’i jepet fund kësaj marrëveshjeje.
Ajo e mohon diagnozën e demencës dhe afazisë frontotemporale dhe pritet të rivlerësohet nga një mjek për të parë nëse mund të menaxhojë jetën e saj në mënyrë të pavarur.
“Ndihen e vetmuar dhe është mbytëse”, shtoi ajo, ndërsa ish-kolegia e saj, Suzanne Bass, tha se Wendy tingëllon më mirë se kurrë dhe meriton lirinë e saj.
Ndërkohë, ekipi i saj ligjor po përpiqet të detyrojë një gjykatës të shqyrtojë çështjen e kujdestarisë. /Telegrafi/