Site icon Telegrafi

“Jam në klub të madh”, Leao konfirmon qëndrimin te Milani

Sulmuesi portugez, Rafael Leao ka konfirmuar se është i përqendruar momentalisht te Milani dhe nuk e mendon largimin.

Leao ka qenë njëri nga emrat më të përfolur në vitin e fundit, pas shkëlqimit me Rossonerët, ku iu ndihmoi ta fitojë Scudetton pas një dekade.

Emri i tij është lidhur me një transferim te Manchester City apo edhe Chelsea, por Leao konfirmon qëndrimin te Milani.

“Eksperiencë në ligën e re? Po, në të ardhmen… por tani jam 100% i përqendruar te AC Milan”, ka thënë fillimisht Leao.

“Milani është një klub i madh dhe unë jam nën kontratë atje. Më pëlqen edhe qyteti”.

“Unë shikoj shumë ndeshje. Këtë vit, më pëlqen Arsenali – ata po luajnë shumë mirë”, përfundoi sulmuesi portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version