Telegrafi

”Jam krenare që e kam djalë Krsten, ai nuk është terrorist” (Video)

Nëna e deputetit të arrestuar sot në mëngjes, Krste Mukoski, Ruzhica Mukoska ka folur rreth arrestimit të djalit të saj deputet dhe ka thënë se është krenare për djalin e saj për të cilin ka thënë se nuk është terrorist.

”Isha në shtrat kur burri im më tha se e kanë marrë djalin. Nuk e dija kah të shkoja. Prisja se do t’a marrin në pyetje por jo në këtë mënyrë. Mendova se do t’i dërgojnë ftesë dhe do të shkojë në gjyq të jep deklaratë. Nuk ka pasur nevojë ta marrin si terrorist pasi ai nuk është i tillë. Vepra e cilësuar si terrorizëm është e tmerrshme. Atë nuk do ta bënte djali im asnjëherë” tha Mukoska, nëna e Krste Mukoskit, deputet në Kuvendin e Maqedonisë.

”Jam krenare për djalin. Ai është baba i katër fëmijëve të mitur. Ai është në mandatin e tretë në Kuvnd. Ka luftuar gjithnjë për kombin tonë” përfundon nëna e deputetit të arrestuar. /Telegrafi/