Artistja me prejardhje shqiptare e cila jeton dhe vepron mes Zvicrës dhe Gjermanisë, Ilira Gashi, nuk ka hezituar ta urojë Ditën e Pavarësisë.
Ajo ka publikuar një video në rrjetin social, Instagram, përmes së cilës uron 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kjo ‘intro’ e saj “Jam Kosova, jam Shqipëria”, ishte realizuar në festivalin “Sunny Hill” të vitit të kaluar, ku Ilira ishte prezente për herë të parë.
“Urime Dita e Kosovës. E kam bërë këtë intro me Lucas Riemenschneider për vëllëzërit dhe motrat e mija shqiptare në “Sunny Hill”. Jam shume krenare që të kem përkrahjen e tyre. Zërat tanë u ngritën lartë, identiteti ynë është manifestuar në të gjithë botën. Kemi disa nga femrat më të fuqishme në industrinë e muzikës dhe aq shumë njerëz shqiptarë që kanë ndihmuar këto femra të rriten duke qenë mbështetës pa kushte! Kosova e re ka të bëjë me lirinë, feminizmin dhe forcën”.
“Nuk do të harrojmë kurrë për të harruar dhe nuk do të ndalemi kurrë të ndiejmë dhimbjen që na është bërë … por ngrihemi si shqiponja. Jam Kosova jam Shqipëria jemi një”, ka shkruar mes të tjerash ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=BDP2c9AsD9A
Në një intervistë të dhënë për Telegrafin, Ilira tregoi se gjatë tërë kohës ka dëgjuar muzikë shqip së bashku me prindërit e saj.
“Kosova është shtëpia ime. Prindërit kanë udhëtuar me mua për pothuajse çdo vit të jetës, në mënyrë që të lidhesha sa më shumë me rrënjët e mia dhe të mos harroja se prej nga vij. Njerëzit janë tejet zemërgjerë. Herën e parë kur kam dëgjuar Elvanën në televizion, u fiksova pas muzikës shqipe”, tha ajo. /Telegrafi/