Këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Ilira Gashi, ka performuar në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.
Krahas projekteve të suksesshme në gjuhën angleze, bukuroshja jonë ka interpretuar edhe në gjuhën shqipe “Jam Kosova jam Shqipëria”, intron e së cilës e ka realizuar Wolfskind.
Duke qenë se ka performuar për herë të parë në Kosovë, Ilira ndjehet tejet e ngazëllyer për pritjen që iu bë nga publiku shqiptar.
Mirëpo, së fundmi ajo ka publikuar edhe një video në rrjetin social, Instagram, derisa e këndon “Jam Kosova jam Shqipëria”, teksa i pyet fansat nëse dëshirojnë që të realizojë si këngë.
Ilira shquhet për zërin unik, teksa u prit mjaft mirë nga publiku dhe performanca e saj ishte e mahnitshme.
Ndryshe, ajo nuk ka shumë kohë që ka nisur të marrë vëmendje ndërkombëtare, por që po konsiderohet si një prej yjeve të ardhshme të muzikës pop. /Telegrafi/