Vitor Roque më në fund është në Barcelonë dhe aktualisht ndodhet në ambientet e klubit.Ai po kalon testet mjekësore dhe po përgatitet për të nënshkruar kontratën me klubin.
Barcelona njoftoi ardhjen e sulmuesit brazilian, i cili pritet të nënshkruaj një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2031, ku do të ketë edhe një klauzolë blerjeje prej 500 milionë euro.
Me të mbërritur në Kataluni, Roque ka thënë fjalët e tij të para, duke njoftuar tifozët e Barcelonës me atë se çfarë duhet të presin nga ai.
“Ëndrra ime u bë realitet. Unë jam këtu për të mësuar nga ky grup dhe për të shënuar gola për Barcelonën”, ka thënë fillimisht 18-vjeçari.
“Mezi pres të filloj. Ka qenë gjithmonë një ëndërr si fëmijë, jo vetëm e imja por edhe e familjes sime. Ata janë gjithashtu këtu duke përmbushur këtë ëndërr’, përfundoi Roque.
Braziliani vjen nga Athletic Paranaense me një tarifë fillestare prej 30 milionë eurosh në fund të një sezoni në të cilin ai shënoi 12 gola në 25 paraqitje në ligë. /Telegrafi/
❝És un somni que he fet realitat❞
Les primeres paraules de 🐅 com a blaugrana pic.twitter.com/yGI7qKOBhR
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) December 27, 2023