Barcelona ka prezantuar zyrtarisht transferimin e fundit të afatit kalimtar, sulmuesin Pierre-Emerick Aubemayng.
Klubi katalunas ishte i limituar në afrimin e lojtarëve të rinj në afatin e fundit kalimtar shkaku i problemeve të theksuara financiare.
Megjithatë, Barcelona arriti të transferojë Ferran Torres nga Manchester City dhe Adama Traore si huazim nga Wolverhampton Wanderers.
Katalunasit në fund arritën të befasojnë të gjithë duke ofruar edhe sulmuesin nga Gaboni, Aubameyang, i cili në momentet e fundit shkëputi kontratën me Arsenalin.
Por, zyrtarizimi i tij nga faqja zyrtare e klubit nga Camp Nou ka ardhur vetëm tani.
Prezantimi i ‘Aubas’ ka ardhur me një video të veçantë në rrjetet sociale, me sulmuesin që vjen duke ecur në drejtim të kamerës.
“Jam këtu Culers. Forca Barça”, ishin fjalët e Aubameyang, i cili pastaj vazhdoi për në stërvitje. /Telegrafi/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1488826236533157896