Site icon Telegrafi

“Jam infektuar dy herë me COVID-19, nuk vaksinohem” – Callum Robinson jep arsyet e tij

Callum Robinson thotë se nuk do të vaksinohet pavarësisht se është infektuar me COVID-19 dy herë, një herë në nëntor dhe përsëri në gusht.

Lojtari 26-vjeçar ka humbur ndeshjet e Republikës së Irlandës pasi kishte kontakt me një të infektuar dhe foli për vendimin e tij për të refuzuar vaksinën përpara ndeshjeve të ardhshme ndërkombëtare.

I pyetur nëse ishte vaksinuar kundër COVID-19, ai u përgjigj: “Unë nuk jam vaksinuar, jo. Kjo është zgjedhja ime në këtë moment, në këtë kohë”.

“Është padyshim e bezdisshme që e jam infektuar dy herë, por nuk jam vaksinuar. Më tej mund të ndryshoj mendje dhe mund ta bëj, por në këtë moment nuk jam vaksinuar, jo”.

I kritikuar pse ai e ka refuzuar vaksinimin, ai tha se është zgjedhja e tij personale: “Unë thjesht nuk e kam bërë, thjesht nuk e kam bërë”.

“Mendoj se është zgjedhja juaj personale dhe zgjedhja ime në këtë moment, nuk jam vaksinuar”.

“Unë e di, siç e thatë, ka trajnerë dhe njerëz që do të duan që ju ta bëni atë, gjë që është e drejtë në mënyrën e tyre, në mënyrën se si ata mendojnë, por të gjithë kanë zgjedhjen e tyre për atë që duan të bëjnë”.

“Nuk do t’i detyroja njerëzit ta bëjnë këtë, është zgjedhja juaj dhe trupi juaj”, ka shtuar më tej ai.

Kjo deklaratë vjen pasi trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp shprehu zhgënjimin e tij për ngurrimin e lojtarëve të Ligës Premier që të vaksinoheshin kundër COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version