Papa Françesku ka bërë shaka se është “ende gjallë” teksa doli nga spitali në Romë pas një qëndrimi tre-ditor.
Ai u shtrua të mërkurën në spitalin Gemelli pasi kishte vështirësi me frymëmarrje dhe më pas u diagnostikua me bronkit.
Vatikani kishte paralajmëruar se Papa do të dalë të shtunën nga spitali nëse do t’i kishte në rregull rezultatet e tij të fundit të testit.
Pranimi i tij në spital erdhi përpara javës më të ngarkuar në kalendarin e krishterë, me ngjarje dhe shërbime të planifikuara gjatë gjithë javës së Pashkëve.
Papa, 86 vjeç, u fotografua duke buzëqeshur dhe duke bërë me dorë nga vetura kur e nxorën nga spitali.
Ai u pa duke dalë nga automjeti dhe duke bërë shaka me një turmë, përpara se të nisej për në Vatikan. /Telegrafi/