Basketbollistja, Brittney Griner – e cila është arrestuar në Rusi që nga shkurti, i ka bërë një lutje të drejtpërdrejtë presidentit Joe Biden për ta ndihmuar atë.
Dy herë fituesja e medaljes së artë olimpike është në mes të një gjyqi në Rusi, i cili filloi javën e kaluar pasi ajo u arrestua më 17 shkurt me akuzën e posedimit të substancave narkotike ndërsa kthehej për të luajtur për ekipin e saj rus.
Në një letër emocionuese dërguar Shtëpisë së Bardhë, Griner i kërkoi udhëheqësit amerikan të mos e harronte atë dhe tha se ishte “e tmerruar”.
“Ndërsa jam ulur këtu në një burg rus, vetëm me mendimet e mia dhe pa mbrojtjen e familjes, miqve, fanellës olimpike apo ndonjë arritjeje, jam e tmerruar se mund të jem këtu përgjithmonë”, ka shkruar Griner.
Griner iu lut Bidenit në letër që të përdorte fuqitë e tij për të siguruar kthimin e saj në SHBA.
Brittney Griner made a direct appeal to President Biden for her freedom in a letter on Monday.
The WNBA star has been detained in Russia for 137 days.
More: https://t.co/eQInQ3Ji91 pic.twitter.com/UMq4u2njbp
— ESPN (@espn) July 4, 2022
“Unë votova për herë të parë në vitin 2020 dhe votova për ty. Unë besoj në ty. Unë kam ende aq shumë të mira për të bërë me lirinë time, saqë ju mund të ndihmoni për t’u rikthyer”.
“Më mungon gruaja ime! Më mungon familja ime! Më mungojnë shokët e skuadrës! Më vret të di se ata po vuajnë kaq shumë tani. Unë jam mirënjohëse për gjithçka që mund të bëni në këtë moment për të më kthyer në shtëpi”, shton më tej ajo
Griner përballet me 10 vjet burg, nëse dënohet për akuzat për posedim të substancave narkotike. /Telegrafi/
Brittney Griner sent a letter to the White House on Monday appealing directly to President Biden for help obtaining her freedom. She has been detained by Russian authorities for 137 days. pic.twitter.com/SvEIEvhQ05
— Bleacher Report (@BleacherReport) July 4, 2022