Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka ndjekur ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosta Rikës në Tiranë pranë presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Së bashku me ta ishte edhe Nora Istrefi me bashkëshortin Robert Berisha.
Për herë të parë pas publikimit të himnit të Botërorit, “Live Up” ajo foli në një intervistë ekskluzive për Ora News duke thënë se është e lumtur që është pjesë e FIFA-s.
Këngëtarja pohoi se me padurim e pret ditën kur do të performojë në natën finale me Will Smith dhe Nicky Jam.
Gjithashtu shprehej e kënaqur për kualifikimin e Zvicrës në fazën tjetër, ndonëse ndeshja u mbyll me barazim.
“Më vjen mirë që e doni Live It Up dhe më vjen mirë që si shqiptare jam pjesë e FIFA World Cup 2018, një eveniment shumë i rrallë. Ndihem jashtëzakonisht mirë që ne si popull, ndoshta i vogël në numër kemi arritur të tregojmë që kemi shumë talente në kulturë, në sport. Unë jap jetë dhe gjithçka kam dashur ndonjëherë është të jap emocione të forta përmes muzikës”, tha ajo.
Theksojmë se këngëtaren do ta shohim në natën finale të botërorit teksa këndon ‘himnin’ e Kupës së Botës për këtë vit.