Site icon Telegrafi

Jep dorëheqjen kryetarja e Bashkisë së Durrësit, pas deklaratës se “ishte e kënaqur me 50 viktima”

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit ka dhënë dorëheqjen.

Në një intervistë ekskluzive të dhënë ditën e djeshme për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxhën, Valbona Sako është shprehur që duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1,000 mijë viktima.

Sako ka dhënë lajmin për largimin e saj duke u shprehur se ishte tepër e lënduar nga reagimet negative ndaj prononcimit që ajo bëri ditën e djeshme.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve.”, thuhet në reagimin e Sakos. /TCH/

https://youtu.be/MBwUsfwkdf4

Exit mobile version