Telegrafi

“Jam duke e ndihmuar atë të shërohet”, John Legend flet për operacionin e Chrissy Teigen pas heqjes së implantit të gjirit

Chrissy Teigen dhe John Legend (Foto: Getty Images/Guliver)

John Legend ka ndarë një azhurnim për shërimin e gruas së tij, Chrissy Teigen, një javë pas operacionit për heqjen e implantit të gjirit.

Këngëtari 41-vjeçar, ka thënë se derisa ylli i ‘Sports Illustraded’, 34-vjeçare është akoma në rikuperim, ai ka qenë duke e ndihmuar atë përreth për aq sa ka mundur.

Në një intervistë të re, krijuesi i hitit “All of me” u shpreh se i ka ndihmuar mjaft shumë fëmijëve të tij; vajzës, Lunës dhe djalit Miles.

John Legend dhe Chrissy Teigen (Foto: Wire)

“Ne kemi shumë punë në shtëpi. Chrissy është duke u rikuperuar, ajo ka hequr implantet javën e kaluar për të cilat i ka treguar të gjithëve”, ka thënë John për OprahMag.com.

“Duhet kohë për t’u rikuperuar kur ju heqni një pjesë. Kështu që i kam ndihmuar Chrissy tejet shumë aq sa kam mundur”, vazhdon më tej ai.

Lexo po ashtu Chrissy Teigen konfirmon se po heq implantet e gjirit, teksa ndan një imazh në Instagram

Chrissy ndërkohë ka qenë vetëm 20-vjeçe kur ka bërë implantet e gjirit.

John Legend (Foto: NBC)

E njëjta para nënshtrimit të operacionit ka treguar në tërësi arsyen se përse mori një vendim të tillë.

Sidoqoftë, ajo tashmë ka deklaruar se ndihet më mirë dhe se ky ishte një vendim i duhur pasi është nënë e dy fëmijëve. /Telegrafi/

Chrissy Teigen (Foto: Instagram)