Site icon Telegrafi

“Jam dakord me të tri vendimet e VAR te goli i Newcastle” – Gary Neville i hedh ‘benzinë zjarrit’

Arsenali humbi ndaj Newcastle me rezultat 1-0, ku goli i vetëm në këtë ndeshje u bë momenti më i diskutuar edhe pse u shikua gjatë në VAR.

Goli mund të anulohet për tre arsye: një faull ndaj Gabrielit, pozicion jashtë loje të Gordonit dhe momenti kur topi mund të kishte dalë jashtë dhe u harkua nga Kieran Trippier.

Gary Neville ra dakord për të tre momentet në vendimet e marr nga gjyqtarët.

“VAR në Stockley Park ka thënë se nuk kishte asnjë provë që ishte përfundimtare e që do të thoshte se ata mund të anulonin golin. Unë pajtohem me të tre”.

“Të tre ishin afër, topi mund të ishte jashtë, mund të ishte një faull dhe mund të ishte pozitë jashtë loje”, deklaroi Neveille.

Lexo po ashtu A duhej të pranohej goli i Newcastle? Pamje të reja shfaqen në internet dhe tifozët e Arsenalit janë të inatosur

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta u ankua pa fund pas ndeshjes, duke thënë se i vjen turp që është pjesë e Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version