Telegrafi

Jakupi “out”, Kadriu “in”

Derisa Veseli është “in” dhe i pranishëm pothuajse në të gjitha kuvendet e degëve të partisë, sektari i përgjithshëm i PDK-së vazhdon të jetë “out” dhe i “izoluar” tërësisht.

Kuvendet zgjedhore që janë mbajtur në 24 degët e partisë në pushtet nuk po arrijnë që t’ia mbushin mendjen Jakup Krasniqit për të qenë pjesë e proceseve të zgjedhjeve të brendshme, sidomos në kohën kur janë shpërfaqur edhe më shumë inatet dhe thyerjet e mëdha që ekzistojnë në mes tij dhe lidershipit të partisë dhe anëtarëve me ndikim në PDK, shkruan “Zëri”.

Krasniqi, i cili është sekretar i përgjithshëm i PDK-së, nuk ka marrë pjesë në asnjë kuvend zgjedhor të degëve që po organizohen nga ky subjekt politik, madje as në degën e Drenasit prej nga vjen vetë ai.

Pavarësisht përplasjeve dhe përçarjeve brenda PDK-së, analistët politikë vlerësojnë se “izolimi” i Jakup Krasniqit mund t’i kushtojë atij personalisht, pasi që në këtë formë pamundëson ndikimin e tij në parti. /Telegrafi/