Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni është i gatshëm për zgjedhjet lokale. Është miratuar manual për punë të komisioneve komunale, deklaroi sot Subhi Jakupi nga KSHZ, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Jemi të gatshëm për zgjedhjet në përputhje me Ligjin zgjedhor dhe aktet tjera zgjedhore. Ne, këto dy muaj jemi përqëndruar në miratimin e akteve më të rëndësishme për të qenë të gatshëm për zgjedhjet lokale’, tha ndër të tjera Jakupi.
Ai më tej shtoi se, sot (4 gusht) miratimi i manualeve për komisionet zgjedhore komunale.
Lista zgjedhore e veçantë nuk është në fuqi, sepse kishte vlefshmëri deri në zgjedhjet parlamentare. /Telegrafi/