Site icon Telegrafi

Jakupi i bashkohet Besiktasit

Mërgim Jakupi i është bashkuar gjigantit turk, Besiktas, në përgatitjet para sezonale. Talenti kosovar e ka marrë rrugën drejt Turqisë të premten, ndërsa menjëherë u është bashkuar shokëve të rinj të skuadrës në stërvitje, të cilat udhëhiqen nga ish trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir, i cili ishte pikërisht njeriu që e mori atë me vete në Stamboll.

“Kam ardhur për pak kohë, që të njoftohem me ekipin dhe të provohem. Këtu po ushtroj që të më shohin trajnerët tjerë, pasi që Kandemir më njeh. Jam shumë, shumë i kënaqur me pritjen që ma kanë bërë. Gjithçka po shkon mirë këtu”, deklaroi basketbollisti i deritashëm i bardhekaltërve për Express., i cili ishte përfshirë nga Kandemir në ekipin e parë të fituesit të Kupës së Kosovës.

Jakupi tregon se për momentin është duke u stërvitur me ekipin e parë të Besiktasit, ndërsa ende nuk është njoftuar me shokët e moshës së tij, me të cilët pritet të luajë për momentin, para se të kalojë zyrtarisht në ekipin e parë, njofton Express.

Mërgimi pritet të bëhet lojtari i parë kosovar që do të luajë në një ekip aq të madh dhe me traditë si Besiktasi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version