Qytetarëve u merret mundësia për zgjedhje nëse në zgjedhjet e 5 qershorit shkohet vetëm me një listë kandidatësh, konsiderojnë anëtarët e KShZ, Subhi Jakupi nga BDI dhe Igor Milev nga LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç transmeton Telegrafi Maqedoni, Anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga radhët e BDI, Subhi Jakupi, pohon se është hera e parë në periudhën e pluralizmit në Republikën e Maqedonisë që në KShZ të arrijë vetëm një listë kandidatësh. Këtë çështje KShZ do ta shqyrtojë në seancë pune për të parë nëse ka bazë kushtetuese, ka thënë ai.
“Për herë të parë në Maqedoni do të shkohet me një listë. Qytetarëve, në pajtim me Kushtetutën dhe vlerat themelore duhet që tu mundësohet lirshëm të zgjedhin. Për momentin kanë vetëm një listë që nënkupton se nuk kanë zgjedhje”, ka thënë Igor Milev dhe ka propozuar që nesër KShZ të mbaj një seancë publike lidhur me këtë çështje, dhe ta informojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë lidhur me situatën e krijuar./Telegrafi/