Site icon Telegrafi

Jakupi: Ata që nuk pajtohen me të dhënat në listën zgjedhore mund të ankohen

Anëtari i BDI-së në KSHZ Subhi Jakupi ka sugjeruar të pa kënaqurit nga rezultatet e listës zgjedhore se mund të ankohen menjëherë pas publikimit të informacioneve më 20 maj këtë vit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kemi bërë kontrolle të mëdha në terren dhe kontrolle administrative. Duhet të dihet se në jemi organ profesionist. Nuk jemi inspekcion dhe nuk mund të kontrollojmë, për shembull, si janë dhënë letërnjoftimet. Për këtë janë të obliguara institucionet tjera. Obligim i joni është ta përpilojmë Listën Zgjedhore dhe në atë i vendosim personat me 18 vjet të mbushura që kanë letërnjoftime valide dhe dokumente udhëtimi. Lista ende po përpunohet dhe nëse dikush vlerëson se diçka nuk është në rregull duhet të na deponojë dëshmi dhe propozim se si të zgjidhet problemi” thotë Jakupi për Dnevnik./Telegrafi/

Exit mobile version