Me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit në Institutin Albanologjik është mbajtur një tryezë shkencore
Me këtë rast ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi ka thënë se është keq që Demaçit kurrë nuk iu dha mundësia që të jetë President i Kosovës.
Kurse ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka propozuar se Presidenca ose Kuvendi të themelojnë një çmim ndërkombëtar me emrin “Adem Demaçi”, njofton Klan Kosova.
Pos tyre me fjalime për veprën e Demaçit janë paraqitur profesorë dhe studiues të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria.