Në emisionin “Drejtësia në Kosovë” për vrasjen e Ramiz Hoxhës nga Bellanica e Malishevës në tetor të vitit 1998, versionin e tij e ka thënë edhe njëri nga të ndaluarit e UÇK-së në atë kohë Jakup Kastrati, i cili ka rrëfyer për burgosjen dhe lirimin e tij nga burgu.
“Në komunikatë i kemi tri shpifje, tri gënjeshtra të tyre, gjoja se kemi propaganduar për dorëzimin e armëve, gjoja se në bashkëpunim me Agim Krasniqin, anëtar i kryesisë së LDK-së në bashkëpunim e kemi formuar Policinë Speciale dhe gjoja se kemi qenë në lidhje me kolaboracionistë, të cilët ditë më parë u ekzekutuan nga UÇK-ja”, theksoi Kastrati për “Drejtësia në Kosovë”.
Kastrati, i cili ka qenë drejtues lokal i LDK-së në Malishevë, ka shtuar së nuk di detajet për të ekzekutimin e Ramiz hoxhës dhe Selman Binishit vetëm tha se ka dëgjuar fjalë të mira për ta.
“Vallahin kurrgjë përveç që kemi dëgju fjalë të mira”, theksoi Kastrati.
Në detaje të tjera DNK sjell rrëfimin e Jakup Kastratit dhe burgosjen e tij nga UÇK.