Site icon Telegrafi

Jakshiq akuzon Qeverinë e Serbisë për sulmin ndaj partisë së tij

Përfaqësuesi i Partisë demokratike serbe, Marko Jakshiq ka akuzuar Qeverinë e Serbisë për sulmin që i është bërë selisë së partisë së tij.

Ai para gazetarëve në veri  të Mitrovicës tha se Qeveria e Serbisë është përgjegjëse për djegien e selisë, raporton Telegrafi.

Kjo sipas tij ka ndodhur për shkak se një ditë më parë ai ishte shprehur kundër rrënimit të murit.

Ndryshe, sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur selia e Partisë Demokratike serbe (DSS) në veri.

Selia e DSS gjendet afër lokalit serb “Dolce Vita”, saktësisht afër murit që është rrënuar dhe tjetrit që pritet të ndërtohet. /Telegrafi/

Exit mobile version