Njëri ndër themeluesit dhe aktualisht, veteran dhe anëtarë nderi i OBRM-PDUKM-së, Mane Jakovlevski, në emisionin Faktor 24 ka deklaruar se kanë pasur njerëz brenda kryesisë së ngushtë të BDI-së që i kanë informuar lidhur me rrjedhën e mbledhjes së kryesisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç thotë Jakovlevski, këta informatorë të cilët ai i quan miq, kanë informuar në detaje edhe kur merrej vendimi nëse partia e Ahmetit do të shkojë në koalicion me OBRM-PDUKM-në ose jo.
Ai ka shtuar se këta njerëz e kanë informuar se 100 për qind është sjellë vendim për koalicionim me OBRM-PDUKM-në, por një paraqitje e Edi Ramës e ka ndryshuar këtë vendim./Telegrafi/