Telegrafi

Jakovlevski: Anëtarësia e vjetër e pakënaqur nga rezultatet, patjetër të ketë ndryshime në OBRM-PDUKM

Kritika nga anëtarësia e vjetër ka edhe ndaj funksionarëve të rinj të cilët nuk duhej t’i afrohen partisë, dhe jo të marrin pozicione të larta. Ata janë distancuar nga populli, kështu ka vlerësuar Manojill Jakovleski, si njëri ndër themeluesit e OBRM-PDUKM, në një intervistë për Faktor 24, i cili ishte i angazhuar si koordinator i veteranëve dhe anëtarësisë së vjetër të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jakovlevski, thotë se një pjesë e mirë e tyre çka më shumë u kemi ndihmuar, na kanë kthyer shpinën.

Në pyetjen se a duhet OBRM-PDUKM të demokratizohet, sepse ka përceptime se është shumë parti qendrore dhe nuk ka debat të brendshëm, Jakovlevski tha:

‘Nuk jam pjesë e organeve udhëheqëse, por si anëtar i ndjekë të gjitha proceset. Për votuesit të cilët i kemi humbur, ata të cilët na tërhoqën partitë e Ljubços, Ljubes dhe të tjerëve, si dhe votuesve të cilët ne nuk u kemi kushtuar vëmendje të mjaftueshme, patjetër të ketë ndryshime’, ka thënë Jakovlevski ndër të tjera. /Telegrafi/